Usyk mbetet “mbret” i peshave të rënda, mposht Joshuan

Alexander Usyk ka mbrojtur titujt e peshave të rënda në boks.

Ukrainasi ka mposhtur britanikun Anthony Joshua, me vendim të gjyqtarëve.

Pasi e ka mbrojtur titullin e kampionit, Usyk ka folur për këtë fitore duke e falënderuar familjen e tij por edhe Jezus Krishtin

Oleksander Usyk arriti fitoi me pikë pas 12 raundeve kundër Anthony Joshua, teksa pas mbrojtjes së titullit ai ka treguar se kujt ja dedikon këtë titull.

“Unë dua t’i falënderoj të gjithë që u lutën për mua. Dua ta falënderoj Zotin që më ndihmoi sot, më dha shumë. Zoti im është Jezus Krishti. Faleminderit, Arabia Saudite”, ka thënë ai, transmeton GazetaExpress.  

“Ia dedikoj fitoren vendit tim, familjes, ekipit tim, krejt njerëzve që po e mbrojnë vendin tonë. Faleminderit shumë”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë