U ndal rryma, ashensori bie me shpejtësi të madhe në Fushë Kosovë

Policia ka njoftuar se një grua teksa ishte në ashensor nga ndërprerja e energjisë elektrike, ashensori ka rënë poshtë me shpejtësi të madhe.
Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, të premten rreth orës 23:55.
Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK.
“Rasti është duke u hetuar”, vijon njoftimi i Policisë.