Aksident i rëndë në këtë fshat të Drenicës, katër persona të lënduar dërgohen me urgjencë te mjeku

Një person derisa ishte duke drejtuar veturën e tij në fshatin Likoc të Skenderajt, nga pakujdesia ka humbut kontrollin dhe ka renë në një kanal.
Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar katër pasagjerët e veturës, ku pas tretmanit mjekësor tre prej tyre lirohen për në shtëpi, ndërsa njëra dërgohet në QKUK për tretman të mëtutjeshëm, shkruan DrenicaOnline.
Aksidenti ka ndodhur të shtunën pasdite, rreth orës 15:00.
Policia ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marrë me rastin./DrenicaOnline/
Foto: Arkiv