Kush e njeh këtë person nga Drenasi, i ka humbur kuleta në Komoran përplot para dhe dokumente

Besar Beqiri, gjyqtari sportiv nga fshati Baks i Skenderajt, permes një statusi në facebook ka njoftuar që ka gjetur te Jora Center në Komoran një kuletë me të holla dhe dokumente.

Kuleta është e Bardhyl Karaxha nga Çitakove e Vjetër e Drenasit, shkruan DrenicaOnline.

Ish porjteri i Drenicës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që ta gjejë pronarin për t’ia kthyer kuletën me para dhe dokumente.

Njoftimi i Beqirit: Pershendetje miq! Sot gjatë ditës të parkimi i veturave te ‘Jora Center’ në Komoran, e kam gjetur këtë kuletë me të holla, andaj shokë kërkoj nga ju kushdo që njeh personin me emerin BARDHYL KARAXHA nga Çikatova e Vjetër e Drenasit, të me ndihmoë për kontakt me të.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë