Revoltohet banori i Baicës pasi nuk e kyçën në sistem të ujitjes, e dëmtoi gypin por policia ja vendosi prangat

Është arrestuar një person në fshatin Baicë të Drenasit për shkak se afër shtëpisë së tij e kishte dëmtuar mbyllësin e gypit kryesor të sistemit të ujitjes ‘Ibër-Lepenc’.
I dyshuari dëmin e kishte shkaktuar në shenjë revolte pasi nuk ishte kyçur në sistem të ujitjes, shkruan DrenicaOnline.
Policia ka njoftuar se arrestimi i të dyshuarit është bërë të enjten rreth orës 14 e 20 minuta.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./DrenicaOnline/