Hapet lokali më i veçantë në Drenas (Foto)

Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave zgjeroi edhe më shumë aktivitetet e saj me hapjen e Kuzhinës Tradicionale “Te Anna” në Drenas, shkruan DrenicaOnline.

Komunës së Drenasit po i shtohet një hapësirë shumë e nevojshme për të u frekuentuar nga gratë e vendit tonë, kuzhina tradicionale “Te Anna” në Drenas, kjo kuzhinë është e udhëhequr nga vetë gratë dhe kontributi i tyre i cili do te jipet me përgatitjen e ushqimeve tradicionale nga duart e tyre.

Kjo hapësirë është ideuar duke parë të nevojëshme mungesën e një vendi ku gratë do kenë mundësi që me punën e tyre të kenë  ndikim të rëndësishëm në mirëqenien e tyre sociale por edhe fuqizimin ekonomik të tyre duke u vetëpunësuar me anë të shitjes së produkteve që ato i përgatisin.

Në inaugurimin e kuzhinës   morën pjesë , Zyrtarë Komunal të Komunës së Drenasit,  bashkëshortja e Kryetarit të Komunës, znj. Shemsije LLadrovci, akterë insitucional nga Komuna e Drenasit, Qendra Kosovare për Rahabilitimin e Torturës, znj. Feride Rushiti,  përfaqësues nga Ambasada Amerikane, përfaqësues nga Kisha Protestane, përfaqësues nga Yonus Emre Prishtinë, përfaqësues nga KFOR-i, Bashkësia Islame , Tina Events, dhe gra anëtare të Qendrës për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas.
Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave falenderon Kishën Protestane “ Bashkësia Ungjillore e  Mesisë, për mbështetjen e dhënë ndaj organizatës tonë duke ndihmuar në hapjen e kësaj kuzhine e cila do të ketë ndikim mjaftë të madh social por edhe fuqizues për gratë anëtare të qendrës tonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë