Ky është i dyshuari për vjedhjen e veturës së ministrit Aliu

Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, mbrëmë i është vjedhur vetura zyrtare, Audi A3.
Në pikën kufitare “Qafë Morinë” në hyrje të Shqipërisë, Policia e Tropojës gjatë ditës së sotme ka konfirmuar se ka ndaluar një automjet dyshues.
Gjatë verifikimit rezultoi se automjeti ishte i vjedhur në Kosovë dhe ishte në pronësi të një institucioni shtetëror, konkretisht i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Sipas gazetes Sinjali ai është Bastri (Hashim) Sadriu, 42 vjeç, nga Prishtina, me vendbanim në Obiliq.
I dyshuari mësohet të jetë një emër i njohur nga organet e rendit për raste të tilla.