Pas vërejtjeve të qytetarëve, Komuna e Drenasit gjobit KRM “Pastrimi”

Komuna e Drenasit ka shqiptuar xhobë ndaj KPM “Pastrimi”, pas vërejtjeve të marra nga qytetarët e Drenasit, se kompania në fjalë ka neglizhuar kontratën e nënshkruar me Komunën.

Komuna e Drenasit thotë që pas vërejtjeve të njëpasnjëshme drejtuar KPM “Pastrimi”, janë detyruar të marrin këtë veprim.

Dënimi i siguruar nga DrenicaOnline.

Postimi i plotë:

KOMUNA E DRENASIT GJOBITË KOMPANINË RAJONALE TË MBETURINAVE “PASTRIMI” ME 5 MIJË EURO GJOBË
Pas vërejtjeve të njëpasnjëshme dhënë KRM “Pastrimi” nga Drejtoria e Inspeksionit për mosrespektim të marrëveshjes dhe Ligjit për menaxhimin e mbeturinave nga ana e kompanisë dhe pas ankesave të vazhdueshme të qytetarëve për mospërgjegjësi të kompanisë për mbledhjen e mbeturinave, Komuna e Drenasit, konkretisht Drejtoria e Inspeksionit ka gjobitur KRM “Pastrimi” me gjobë në vlerë prej 5000€ (pesë mijë euro) për mosrespektim të Ligjit 04/L-060 dhe Marrëveshjes për shërbime primare të menaxhimit të Mbeturinave të lidhur në mes të KRM “Pastrimi” dhe Komunës së Drenasit.
Kompania në fjalë është e obliguar që të zbatojë marrëveshjen në mes të Komunës së Drenasit dhe KRM “Pastrimi”, ku DI ka konstatuar së ka bërë shkelje të vazhdueshme pasi që mbeturinat nuk i mbledh, grumbullon, trajton dhe menaxhon në përputhje me dispozitat ligjit, aktit tjera nënligjor të këtij ligji si dhe dispozitat tjera ligjore për rregullimin e veprimtarive komunale.
Komuna e Drenasit vazhdimisht ka shprehur pakënaqësitë e saj me kompanitë rajonale të cilat vazhdojnë të janë neglizhente dhe joefektive në realizimin e obligimeve të tyre.
Komuna e Drenasit është e obliguar që të ndërmerr të gjitha masat në shërbim të zbatimit të Ligjit në Komunën tonë dhe nëse kompania vazhdon me një gjendje të tillë, atëherë Komuna është e detyruar që ta padisë kompaninë për mospërgjegjësi dhe zbatim të marrëveshjes.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë