E kërkonte Interpoli, arrestohet në Drenicë

Është arrestuar një person në Skenderaj ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar.

Arrestimi i tij është bërë të premten në mesditë, shkruan DrenicaOnline.

“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar është arrestuar i kërkuari mashkull  kosovar  dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njofuar policia për DrenicaOnline.

Policia nuk ka treguar identitetin e të arrestuarit as veprën për të cilën është kërkuar.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë