Rrëfimi prekës i të riut nga Drenasi, i mbijetuar i masakrës së Poklekut ku u vranë 54 civil (Video)

Ka qenë vetëm 9-vjeç kur ka parë tmerrin me sy. Leotrim Caraku nga Dobroshevci i Drenasit, i mbijetuari i masakrës së Poklekut ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen që ka përjetuar.

Në dhomën ku mbijetoi Leotrimi, ishin vrarë 54 civil, burra, gra e fëmijë.

Leotrimi, i biri i veteranit të luftës aty kishte humbur nënën dhe dy vëllezërit.

“Kur nisën të gjuajnë, trupat me ranë mbi mua. Kur me erdh vetëdija e pash që mbi mua është vëllai im i vdekur, gjaku i të cilit me kishte mbuluar”, ka rrëfyer për T7, Leotrimi i cili nga Dobroshevci kishin shkuar te familja Muqolli, transmeton DrenicaOnline.

Ndiqni rrëfimin e tij të dhënë në T7, të cilin e transmeton “DrenicaOnline”:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë