Kryetari i ri i Odës Ekonomike e viziton marketin “Al Trade”, vlerësohet puna e kompanisë
Marketi “Al Trade”, të martën është vizituar nga kryetari i ri i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna.
Përmes një postimi në Facebook, “Al Trade” është shprehur e kënaqur për vizitën e të parit të OEK-së.
“Pronari së bashku me përfaqësuesit e Al Trade-së, e informuan në hollësi kryetarin Rafuna për projektet e përfunduara, ato në realizim e sipër si dhe ato të planifikuara për të ardhmen”, thuhet në njoftim.
Aty, sigurisht që është biseduar për projektin e ri të ”Al Trade“, pikën e re të marketit në Fushë Kosovë, që ka punësuar dhjetëra qytetarë.
“Vëmendje e veçantë në këtë takim, iu kushtua projektit më të ri madhor Al Trade Market në Fushkë Kosovë, që në këtë sektor është pika e 7-të me radhë”, vazhdon njoftimi.
Po ashtu u tha se “Al Trade dhe Oda Ekonomike e Kosovës kanë një traditë të shkëlqyeshme bashkëpunimi tash e një kohë të gjatë”.
“Al Trade” është një kompani kosovare që kontribon në shërbime cilësoren për konsumatorët, si dhe në punësimin e shumë qytetarëve.