FOTO – Rrokulliset një kombi-bus në Komoran
Është rrokullisur një kombibus në afërsi të Komoranit, në magjistralen Prishtinë – Pejë
Në disa foto të siguruara shihet se kombibusi ka dëme materiale, derisa nuk dihet nëse ka edhe persona të lënduar, apo automjete tjera të aksidentuara.
Po ashtu në vendin e ngjarjes të pranishëm janë edhe njësitet e policisë.
KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë lidhur me aksidentin dhe është në pritje të detajeve.




