Aksidenti afër kluzit në Drenas, ka të lënduar (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në hyrje të Drenasit, raporton DrenicaOnline.
Aty shihet një veturë e tipit ‘BMW’ dhe një e tipit “AUDI” të cilat janë ndeshur mes vete.
Lexuesit tanë kanë dërguar foto nga ky aksident ku aty shihet edhe autoambulanca.
Policia ka dalë në vendin e aksidentit dhe po merret me rastin.
/DrenicaOnline/