Dy mërgimtarë nga Drenica nisin ndërtimin e restaurantit familjar në këtë fshat

Në komunën e Skenderajit ka filluar ndërtimi i një restauranti familjar.
Restauranti do të ndertohet në njërin nga fshatrat me piktoresk, në Kuqicë, përkatësisht në vendin e njohur si “kodra”.
Investitorët e këtij projekti janë Fadil Smajli dhe Bekim Smajli, mërgimtar nga ky fshat që jetojnë dhe veprojnë prej kohësh në Kroaci.
Ata për rajoni.org janë shprehur të lumtur për fillimin e ndërtimit të këtij restauranti ku kanë theksuar se restauranti do të karaktërizohet me ambientin, punën, korrektesinë dhe qetësinë që do t’a shoqërojë klientin./rajoni.org