Vazhdon avazi i vjetër: Gratë dalin në xhamat e veturave dhe vallëzojnë, kamera i kap te ‘Kroni i Mbretit’ (VIDEO)

Jo rrallëherë ndodh që në rrugët e Kosovës të shihen qytetarë që dalin në xhamat e automjeteve në lëvizje, ku bëjnë veprime të ndryshme, që përveç vetes, rrezikojnë edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik. Dy raste të tilla kanë ndodhur dje edhe sot. Njëri në rrugën Deçan – Prishtinë, teksa tjetri te Kroni i Mbretit, në magjistralen Prishtinë – Pejë, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit e Sinjalit, të cilët kanë dërguar edhe pamje, ku në dy veturat shihen nga dy gra teksa për një periudhë jo fort të shkurtër janë me një pjesë të trupit jashtë veturave në lëvizje, ndërkohë që vallëzojnë.
Në njërën nga videot, që është bërë te Kroni i Mbretit, në rrugën Prishtinë – Pejë, shihet vetura e tipit Porsche mbi të cilën kanë dalë gratë për të vallëzuar.
.