Së shpejti nis asfaltimi i një rruge në Açarevë

Në vazhdën e realizimit të projekteve infrastrukturore dhe kompletimit të rrjetit rrugor në komunën e Skenderajt, ka nisur procesi i matjes së rrugëve të paasfaltuara në fshatin Açarevë, me qëllim që të fillojë më pas trajtimi i tyre.

Drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, ka vizituar sot rrugët e lagjeve, të cilat tashmë ndodhen në planin e investimeve të Komunës së Skenderajt, për t’u rregulluar.

Trajtimi i rrugëve pritet të bëhet brenda disa ditësh, sapo të përfundojnë procedurat e parapara ligjore.

Qeverisja Nura i ka dhënë prioritet rregullimit të infrastrukturës rrugore në qytet dhe fshatra, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë