Deputeti nga Nekoci viziton Burgun Muze të Prishtinës aty ku qëndroi me vite të tëra si i burgosur politik

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli sot së bashku me familjen e tij kanë vizituar Murgun Muze të Prishtinës.
Në këtë burg, Dugolli kishte qëndruar me vite para luftës pasi ishte dënuar politikisht nga regjimi serb, shkruan DrenicaOnline.
Ai ka thënë se prej prillit të vitit 1981 e deri në përfundim të luftës, për nënën dhe familjen e tij, burgu i Prishtinës ishte vendi më i vizituar në gjithë kryeqytetin.
Postimi i deputetit Dugolli:
Me që sot nuk kisha ndonjë angazhim në Kuvend, i kushtova pak më shumë kohë familjes.
Nëna Fetije, ndonëse e shtyer në moshë, ende nuk e kishte vizituar Burgun Muze të Prishtinës.
Sot, së bashku me nënën dhe bashkëshorten time Sherifen e vizituam së bashku burgun.
Ndonëse nuk e pati të lehtë t’i rikthen kujtimet e hidhura të asaj kohe, nënës ende i kujtoheshin shumë detaje nga vizitat e shumta që m’i kishte bërë në burg.
Prej prillit të vitit 1981 e deri në përfundim të luftës, për nënën dhe familjen time, burgu i Prishtinës ishte vendi më i vizituar në gjithë kryeqytetin.