Tragjike: 5-vjeçari që humbi jetën në Mitrovicë dyshohet se u godit me veturë aksidentalisht nga djali i axhës

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë ku një 5-vjeçar ka vdekur pasi është goditur nga një veturë derisa ishte me biçikletë.

Personi i dyshuar për këtë aksident është arrestuar dhe dyshohet se është djali i axhës së fëmijës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia rajonale në Mitrovicë.

“Rreth orës 19:00 është raportuar se në rrugën ” Shaban Polluzha” Në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një biciklist . Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-biciklisti i moshes pesë (5) vjeçare.”

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë