Po rikthehet ‘Nikli’ i fuqishëm, triumfon ndaj Llapit në miqësoren e zhvilluar në “Zahir Pajaziti”

Llapi dhe Feronikeli të martën kanë luajtur një miqësore.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti”, atje ku ‘Industrialistët’ triumfuan me rezultat 1 me 2.
Golat për mysafirët i shënuan Bekim Maliqi dhe Granit Musa, kurse për Llapin shënoi Festim Alidema.
Takimi ishte interesant, me të dy skuadrat që kishin një tjetër mundësi të shihnin nivelin e përgatitjeve të tyre.
.