Arrestohet një person në Drenas/ Policia i shkoi në shtëpi për diçka tjetër, por ja çfarë i gjeti

Është arrestuar një person në Drenas pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një armë gjuetie dhe një revole për të cilat i dyshuari nuk posedonte leje.

Rasti sipas policisë ka ndodhur të hënën rreth orës 20:00, transmeton DrenicaOnline.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë