Kush po e dëmton kështu ambientin në Damanek të Drenasit? (Video)

Persona të pandërgjegjshëm kanë hedhur grumbuj të mbeturinave në një zonë të fshatit Damanek të Drenasit.
Banorët kanë dërguar pamje në redaksinë e DrenicaOnline duke kërkuar nga qytetarët që të mos veprojnë në këtë formë duke e dëmtuar ambientin por t’i dërgojnë mbeturinat në depot legale.
Komuna e Drenasit që disa herë është duke larguar deponi ilegale nëpër fshatra por sërish banorët po hedhin ato në vende të ndaluara.
Inspeksioni i Komunës ka paralajmëruar gjoba për të gjithë ata që kapen duke e hedhur bërllokun në vende të ndaluara./DrenicaOnline/