Të shtëna armësh në Gllobar, policia jep detaje

Të shtëna me armë zjarri dje pasdite janë dëgjuar edhe në fshatin Gllobar të Drenasit, shkruan DrenicaOnline.

Policia ka njoftuar se informata është pranuar rreth orës 17:00 dhe në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalë policia.

“Njësiti policor nga i dyshuari mashkull kosovar ka sekuestruar një pistoletë me gas si dhe një karikatorë dhe gjashtë gëzhoja, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit është hapur rasti për armëmbajtje pa leje./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë