LAJM I FUNDIT: Nis heqja e barrikadave në Rudarë

Barrikadat e vendosura dje nga grupe të caktuara serbesh në fshatin Rudarë, në veri të Kosovës, kanë nisur të largohen.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë konfirmuar se barrikadat sapo kanë nisur të largohen dhe tani nuk ka tensione.

Nëpër këtë fshat kalon magjistralja e cila të dërgon drejt pikës kufitare në Jarinje.

Rikujtojmë se dje qeveria e Kosovës ka vendosur të shtyjë reciprocitetin për dokumente dhe targa deri me 1 shtator të këtij viti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë