Arrestohet një person në Skenderaj, e sulmoi fizikisht një femër

Është arrestuar një person në Skenderaj, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht një femër, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore, shkruan DrenicaOnline.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Me urdhër të prokurorit janë hapur dy raste, keqtrajtim apo braktisje e fëmijës dhe dhunë familjare.

/DrenicaOnline/

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë