Arrestohet një person në Llaushë, policia i gjeti armë në veturë

Një person është arrestuar pasditen e së dielës në Llaushë të Skenderajt, për shkak se policia në veturën e tij ka gjetur dhe sekuestruar një revole me 6 fishekë, shkruan DrenicaOnline.
Policia ka njoftuar se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Sipas policisë, arrestimi i të dyshuarit është bërë në orën 15 e 45 minuta.
/DrenicaOnline/