Gruaja nga Drenasi përfundon në QKUK pasi burri e sulmoi, Prokurori e liron të dyshuarin

Gratë janë viktimat më të shpeshta të dhunës në familjet kosovare. Çdo ditë e më shumë ato përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre, por jo gjithmonë burrat e dyshuar përfundojë në ndalim, raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të tillë, Prokuroria ka nisur hetimet gjatë ditës së djeshme pas denoncimit të një gruaje nga fshati Korroticë e Epërme e Drenasit.

Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e çiftit, ku burri po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, për motive ende të panjohura.  Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe më pas ka dhënë deklaratë për rastin.

Burimet thonë se pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka vendosur që ta hetojë në procedurë të rregullt të dyshuarin, ndaj të cilit është iniciuar rasti “dhunë në familje”, ndërkohë akoma nuk dihet arsyetimi i Prokurorisë për lirimin e tij.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë