Çfarë ndodhi mbrëmë në Korroticë, katër persona u arrestuan pasi të njëjtit u rrahën mes veti

Janë arrestuar katër meshkuj në fshatin Korroticë të Drenasit pasi të njëjtit pas një zënke verbale janë përleshur fizikisht në mes veti.

Policia ka njoftuar se si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe kanë pranuar tretman mjekësor, shkuan DrenicaOnline.

Rrahja ka ndodhur të shtunën pas orës 21:00, por ende nuk dihet në cilën Korroticë, të Ultën apo të Epërmen.

Me vendim të prokurorit, njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë