Nis ndërtimi i një rruge në këtë fshat të Drenicës

Edhe në fshatin Mikushnicë ka nisur trajtimi i rrugëve lokale, në kuadër të angazhimeve të Komunës së Skenderajt, për rregullim të infrastrukturës rrugore në fshatra dhe qytet.

Në këtë mënyrë, në lagjen Rexhepi, kompania e kontraktuar nga Komuna, ka dërguar makinerinë e punës, e cila ka nisur fazën e parë të trajtimit të rrugëve në lagje.

Rregullimi i këtyre rrugëve ishte premtim i kryetarit Fadil Nura, i cili gjatë një vizite në muajin prill të këtij viti, kishte premtuar se Komuna e Skenderajt do të ketë prioritet trajtimin e rrugëve në fshatin Mikushnicë.

Për të parë fillimin e punimeve, vendpunishtën e kanë vizituar drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj dhe shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës, Arbon Osmani, të cilët janë takuar edhe me banorët vendës dhe kanë bashkëbiseduar rreth projektit infrastrukturor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë