Rrufeja godet aeroplanin në aeroportin “Adem Jashari” i cili po barte pasagjerë nga Zvicra

Një aeroplan i cili po barte pasagjer nga Baseli i Zvicrës për në Prishtinë është goditur dje nga rrufeja në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Gazeta Insajderi ka mësuar se nuk ka pasur dëme në njerëz përjashto dëmet materiale të aeroplanit.

“Pasagjerët janë tmerruar janë frikësuar tej mase por për fat të mirë asnjë nuk është lënduar”, i tha ky burim Insajderit.

Bëhet fjalë për fluturimin e orës 16:30 të pasdites i cili me të arrirë në pistë rreth orës 18:20 u goditë nga rrufeja.

Për shkak prishjes së aeroplanit nga rrufeja, kompania ka anuluar fluturimin për Nuremberg të Gjermanisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë