Driton Ajazi kritikon mënyrën e dhënies se pronave publike në shfrytëzim për 99 vjet

Dje, me datë 27.07.2022, është mbajtur Seanca e rregullt e Asamblesë Komunale në Drenas. Ku, ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe ajo e dhënies së disa Pronave Publike në shfrytëzim për 99 vjet.

Ish kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi ka thënë se piketimi i atyre pronave (ndër to edhe prona e objektit të vjetër të Komunës, ku DD, ka pas projekt konkret për ndërtimin e Kompleksit Kulturor në atë pronë, i cili do tu shërbente të gjithë qytetarëve pa dallim) dhe ngutia për ti shtyer përpara ato kinse në “interes të qytetarëve”, sipas tij, përbën në vehte një mashtrim të madh nga qeverisja aktuale në Drenas.

“Kur edhe qytetarët e thjeshtë po e dijnë ende, hala pa dal për dhënie në shfrytëzim se kujt do ti jepen pronat në fjalë kjo nuk don më tepër koment. Pra, kryetari damqor, është kryekëput duke kthyer pazaret e premtuara për ata që i qëndruan mbrapa gjatë zgjedhjeve të fundit lokale, duke shtyer përpara agjenda të oligarkëve dhe grupeve të caktuara të interesi e asesi projekte që i kontribojnë interesit të përgjithshëm qytetar!”, ka thënë Ajazi.

Ajazi ka kërkuar nga kryetari i komunës të merret me shtyerjen përpara të projektit për furnizimin me ujë të pijës, ku më tepër se gjysma e fshatrave të komunës së Drenasit sot në këto temperatura të larta, janë pa ujë të pijes.

“Jepi prioritet largimit të mbeturinave nëpër fshatra dhe në qytet, ku qytetarët edhe pse i kryejnë me rregull obligimet ndaj Kompanisë, mbeturinat nuk ju largohen me javë të tëra, duke kundërmuar dhe duke e ndotur ambientin gjatë gjithë kohës. Merru me projektin për evitimin e kolonave të gjata të qytetarëve, ku qytetarët tanë, shtoja këtu edhe ardhjen e bashkëatëdhetarëve tanë për pushime këtu, mbesin me orë të tëra në kolona nëpër hyrje dhe dalje të Drenasit, sikur ky të ishte ndonjë metropol e jo që e ke shëndrru Drenasin në një qytezë fantazmë, ku nga keq qeverisja juaj është katandisur çdo sferë e jetës dhe e përspektivës këtu”, ka deklaruar Ajazi.

“Prandaj, siq do të thoshte kryeministri i Shqipërisë z.Rama, “boll ma me këtë maskaradë”, por përvjeli mëngët e grahi punëve që janë në interes të qytetarëve të komunës së Drenasit, për çka e ke marr edhe besimin e tyre”, ka përfunduar statusin në Facebook, kreu i DD-së, Driton Ajazi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë