Bëhen 15 orë që këto fshatra të Drenasit nuk kanë energji elektrike

Ka 15 orë që fshatrat Arllat, Negroc, Vuçak, Gjergjicë dhe një pjesë e Llapushnikut të Drenasit, kanë mbetur pa energji elektrike.
Banorët e këtyre fshatrave të revoltuar kanë njoftuar redaksinë e DrenicaOnline për situatën e rënduar me energji elektrike në këtë zonë.
Ata kanë thënë se nuk kanë energji që nga ora 19:00 e së mërkurës.
DrenicaOnline ka kontaktuar me qendrën e thirrjes në KEDS të cilët kanë njoftuar se dalja Llapushniku është në prishje dhe se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit po bëjnë përpjekje për të sanuar dëmet e shkaktuara.
Sipas KEDS nuk dihet ende koha së kur do të rikthehet energjia elektrike./DrenicaOnline/