Përhapet COVID-19/ Raste aktive në Drenicë 576, sot u raportua edhe një i vdekur

Kohët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me virusin COVID-19 në nivel vendi.
Sa i përket rajonit të Drenicës, konkretisht komunës së Drenasit dhe asaj të Skenderajt, aktualisht janë 576 qytetarë të infektuar me këtë virus.
Sipas të dhënave të IKPSHK-së, raste aktive në Drenas janë 282 ndërsa në Skenderaj 294, raporton DrenicaOnline.com
Ndërsa sa i përket raportit të fundit 24 orësh mbi situatën me COVID-19, del se një nga tre të vdekurit në nivel vendi, është nga komuna e Skenderajt.
Viktima është i gjinisë mashkullore dhe mosha e tij 70-79 vjeç.
Ndërsa raste të reja në Drenas sot u regjistruan 67 ndërsa në Skenderaj 60./DrenicaOnline.com/