Kush janë biznesmenët që po interesohen të investojnë në Drenicë

Sot kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura bashkërisht me bashkatdhetarin dhe sipërmarrësin e suksesshëm Haxhi Rreci, kanë zhvilluar një bisedë telefonike me disa investitorë gjerman, të cilët kanë shprehur interesim të investojnë kapitalin e tyre në Skenderajt, transmeton DrenicaOnline.
Kryetari Nura gjatë bisedës, ua ka bërë të ditur lehtësirat që Komuna ofron sa u takon investimeve qoftë nga jashtë ashtu edhe nga brenda.
Dhënia e tokës komunale për 99 vite, lirim nga taksa komunale, infrastrukturë të nevojshme dhe një mori kushtesh tjera të volitshme për investime, janë lehtësirat që ofron Komuna e Skenderajt.
Miqtë nga Gjermania mbeten të kënaqur me kushtet e investimeve, ndërsa paralajmëruan një vizitë në Skenderaj, që mund të jetë një hap para në drejtim të investimit./DrenicaOnline/