Gjendet pa shenja jete në banesën e tij një person në Fushë-Kosovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 10:00 të mëngjesit në lagjen ‘Bergam’ në komunën e Fushë-Kosovës, me ç’rast një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Policia e Kosovës bën të ditur se rastin e ka lajmëruar një fqinj i viktimës i cili e ka gjetur të shtrirë në dysheme.
Familjarët e viktimës nuk kanë dyshuar në askënd lidhur me vdekjen, vetëm se kanë deklaruar se i njëjti ka qenë konsumues i alkoolit.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për Obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si ‘Hetim i Vdekjes’.