Djali i Ymer Alushanit me postim emocionues: “Ah Babë sa shumë më ka marrë malli, veç një herë me t’pa…

Sot, 24 vite më parë, ra heroikisht, për të mos vdekur HEROI I GRYKËS SË LLAPUSHNIKUT – Ymer Alushani – Komandant VOGLUSHI.
I biri i tij Dardani ka përkujtuar babin me një postim emocionues: “Ah Babë sa shumë më ka marrë malli, veç një herë me t’pa gjithçka kisha dhënë- KOMANDANT – V O G L U SH I -❤️🙏, transmeton DrenicaOnline.
Më 26.07.1998, në altarin e lirisë ra heroi i kombit, Ymer (Muharrem) Alushani nga Komorani, heroi që shokët e luftës e thërrisnin “Volglushi”.
Ymeri një jetë të terë që nga rinia e hershme, i kushtoi përpjekjeve dhe luftës për liri, ku gatishmëria, qëndresa dhe trimëria e tij e bënë atë hero emblematik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./DrenicaOnline/