Policia ndalon veturën në Skenderaj, brenda saj gjen drogë, kush është 25-vjeçari?

Në orët e mesditës së sotme, policia në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, raporton DrenicaOnline.

Arrestimi i personit të dyshuar është realizuar në rrugën “Skënderbeu” në Skenderaj, në kohën kur zyrtarët policorë të Njësisë së Reagimit të Shpejt kanë ndaluar automjetin në të cilin ndodhej i dyshuari Sh. Sh., 25 vjeçar, me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar te i dyshuari është gjetur një sasi e substancës narkotike në peshë prej 2.1 gram.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë