Ky është Arsim Bujupi i cili i ndihmon rregullisht zjarrfikësit e Drenasit me pajisje

Mërgimtari Arsim Bujupi nga Arllati i Drenasit edhe njëhërë ka ofruar ndihmën e tij për zjarrfikësit e Drenasit.

Ai këtë herë ka dhuruar gjashtëdhjetë palë uniforma për shërbimin e zjarrfikësve.

Arsimi i cili jeton prej vitesh në Zvicër vitin e kaluar kishte dhuruar zjarrfikësve edhe helmeta për këtë shërbim, raporton DrenicaOnline.

Sot atë e ka pritur në takim edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me drejtoreshën e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi dhe shefin e shërbimit të zjarrfikësve, Afrim Gjeli.

Mërgimtari Bujupi, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen dhe mirënjohjen e dhënë dhe ka thënë se ndihet mirë që me sadopak kontribut po i ndihmon Drenasit, përkatësisht shërbimit që është më i ndjeshmi në shërbim ndaj qytetarëve./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë