Shi e breshër i madh në Drenicë (Video)

Pas një periudhe në vend janë kthyer reshjet e shiut e breshëri.

Faqja “Meteo Balkan” ka publikuar pamje nga Klina e Epërme në Skenderaj ku kanë filluar erëra të forta dhe breshër i madh.

Reshje shiu kanë filluar edhe në veri të vendit, derisa erëra të forta e kanë përfshirë Mitrovicën.

Përgjatë kësaj jave vendi është goditur nga një valë e nxehtit ku temperatura kanë shkuar deri 38 gradë celsius.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë