Një person vjedh pajisjet mjekësore në ambulantën e Drenocit, arrestohet

Është arrestuar një i dyshuari pasi që i njëjti kishte depërtuar me forcë duke dëmtuar dritaren e ambulancës së fshatit Drenoc të Malishevës dhe nga aty kishte vjedhur një qante me pajisje mjekësor.
Rasti siç bën të ditur Policia ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:10.
“I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
.
.