Bashkëvendasi viziton Bacën Jakup në Hagë: Aty takova heronjë e gjallë, e lash Kosovën e burgosur!

Fadil Krasniqi, bashkëvendasi i Jakup Krasniqit nga Negroci i Drenasit, ka bërë një rrugë të gjatë për ta takuar atë dhe çlirimtarët tjerë që po mbahën në Hagë.
“Do të fitojmë edhe kundër kësaj padrejtësie ndërkomëtare” – më thanë të bindur të gjithë, ka shkruar Fadili në Facebook.
Ai tha se viziten më madhshtore e bëri vajza e vogël e Kadri Veselit e cila e recitoi një poezi kushtuar Baces Jakup: Baca Jakup të dua me zemer se Lira ka emër, – tha ajo!
Postimi i Fadil Krasniqit:
Sot isha në vizitë te zëri i lirisë së Kosovës, te heronjët e gjallë të luftës së lavdishme çlirimtare.
Te Baca Jakup i cili ishte mirë me shëndet, i fortë siç ishte gjat gjith jetës së tij.
Aty takova edhe heronjët tjerë të gjallë të cilit me sakrificen e tyre bën që Kosova sot të jet shtet.
Të gjithë mirë ishin: Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Hysni Gucati, me të cilët u takova, e me gjithë dëshiren nuk mumda ta takoj Presidentin Thaqi, Nasim Haradinajn, Pjeter Shalen e Sali Mustafen.
“Do të fitojmë edhe kundër kësaj padrejtësie ndërkomëtare” – më thanë të bindur të gjithë.
Viziten më madhshtore e bëri vajza e vogël e Kadri Veselit e cila e recitoi një poezi kushtuar Baces Jakup: Baca Jakup të dua me zemer se Lira ka emër, – tha ajo!
Në fund u ktheva në Stuttgart të Gjermanisë e thell në vete ndjeva se në Hagë lash Kosovën e burgosur.
Liri për Çirimtarët tanë! Lavdi luftës heroike UÇK-së!