Përfundojnë punimet në kishën e Llapushnikut

Faza e parë e izolimit të objektit të Kishës në Llapushnik ka mbaruar, transmeton DrenicaOnline.
Sipas njoftimit të dhënë nga faqja Famullia ‘Shën Abrahami’ në Llapushnik, era e “rrah” nga çdo drejtim këtë objekt, prandaj për ta ruajtur ngrohtësinë e kësaj Kishe, duhet marrë masat e duhura.
Njoftimi i plotë:
Dimri bëhet i ashpër në këto troje. Era na “rrah” nga çdo drejtim, prandaj për ta ruajtur ngrohtësinë e kësaj Kishe të mrekullueshme, duhet marrë masat e duhura. Përkushtimi permanent i don Franit, duke mos kursyer as veten me punë fizike, faza e parë e izolimit të plotë të objektit të Kishës tashmë mbaroi. Megjithëkëtë, mirëmbajtja është po kaq e rëndësishme. Në ditët, javët, muajt dhe vitet në vazhdim duhet ta dëshmojmë këtë. 🙏
.