Nafta lirohet për 1 cent e benzina për 2 centë…këto janë çmimet për 24 orë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin tavan të derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme.

Me anë të një komunikate për media, bëhet e ditur se nafta është liruar për 1 cent, çmimi aktual 1 euro e 71 centë.

Ndërkaq, benzina është liruar për 2 centë, çmimi aktual 1.56 centë.

Ndërkaq gasi mbetet njëjtë, 0.78 centë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë