Mjekët e Drenasit të mobilizuar në detyrë, kjo është arsyeja

Mjeku nga Drenasi, Feriz Bytyqi ka dhënë disa këshilla se si të mbrohemi nga temperaturat e larta që po mbretërojnë në Kosovë, transmeton DrenicaOnline.
Ai së bashku me ekipen e tij janë në kryerje të detyrës dhe ftojnë qytetarët që nëse nuk e ndiejn vetën mirë, të drejtohen në emergjencë.
Postimi i doktorit, Bytyqi:
Reklama asnjëherë s’të bën punë.
E puna neve na bën reklamë.
Që qytetarët tanë të jenë mirë
Krejt ekipa jemi qu n’kamë. 😉
Disa këshilla për ju sonte, të dashurit e mi:
1. Ju lutem t’i shmangemi qendrimeve në diell dhe udhëtimeve të gjata, sepse ekspozimi në këto temperatura të larta mund të jetë fatale sidomos përn pleqtë dhe fëmijet e vegjël.
2. Pini sa më shumë lëngje të freskëta dhe bëni nga një dush të ftohtë që të freskoni trupin tuaj.
3. Mos konsumoni ushqime të nxehta e të yndyrshme, sepse kjo mund të provokoj shumë lehtë vjelljen.
4. Kur të dilni në rrugë vozitni qetë, ta ruajmë jetën tonë dhe të tjerëve.
5. Zgjidhni gjuhën më të mirë të komunikimit, që t’i zgjidhim problemet në formën më të mirë që na i servon jeta çdo ditë.
6. Nëse nuk ndiheni mirë, ju lutem mos hezitoni ejani. Ne jemi këtu për shëndetin tuaj.