Ardian Dvorani nga Tersteniku, shpallet fitues në emisionin N’Shej

Ka përfunduar gara me gjuajtje të armëve në emisionin N’Shej, në Radio Televizionin Dukagjini, ku fitues është shpallur garuesi Ardian Dvorani, nga Tersteniku i Drenasit.
Pra, Ardian Dvorani është shpallur kampion i këtij sezoni, duke rrëmbyer me vete çmimin e madh, një revole dhe 500 euro.
Ndërsa, vendin e dytë e ka zënë garuesi Arbnor Spahiu, i cili ka fituar 300 euro, dhe vendin e tretë Florian Pllana, i cili ka fituar çmimin prej 200 eurosh.
Po ashtu, në vendin e katërt doli të jetë garuesi Gyner Nuredini.
Gara në finale ishte mjaftë e zjarrtë, por duhej të zgjidhej vetëm një fitues për çmimin e madh.
Në emisionin N’shej, gara me gjuajtje ka qenë duke u zhvilluar që shtatë muaj, me pjesëmarrës nga të gjitha trevat e shqiptare.
Pra, sezoni i parë i emisionit N’Shej ka përfunduar të premten, ndërsa sezoni i ardhshëm pritet të vazhdojë në muajin shtator.