Parku i biznesit në Drenas nuk ka ujë që 3 javë (VIDEO)
Tash e tri javë fabrikat në parkun e biznesit në Drenas po përballen me mungesë të ujit.
Punëtorët po detyrohet të bëjnë kilometra të tërë për të mbushur ujë për nevojat e fabrikave.
Disa nga kompanitë kanë gjetur zgjidhje më të qëndrueshme duke hapur puse.
E krejt uji që parashihej të shkonte në atë anë, duket se u vodh nga një fshat i një komune tjetër të afërt.
“Fshati Sllatinë janë duke e keqpërdorë ujin në masë të madhe (ujisin kopshtet me ujë të pijshëm) me ç’rast uji nuk po arrin në Parkun e Biznesit,” thanë në kompaninë rajonale të ujësjellësit ‘Prishtina’.