Afaristi nga Drenasi kërkon mbështetjen e të gjithve për ta ndihmuar pronarin e shtëpisë së djegur, që ta marrë vetën

Afaristi nga Drenasi, Shemsi Elezi, pas djegies së shtëpisë gjigante në qender të Drenasit, ka kërkuar nga institucionet por edhe nga qytetarët që ta mbështesim pronarin e saj, i cili humbi pasurimë e keijuar me mund e sakrificë.
Statusi i Elezit:
Sot në mëngjes kojshiut tonë, bacës Brahim Bajraktari e djalit Agimit që ishim bashkmoshatar, iu dogjë pasuria e tyre e krijuar me mund e sakrificë.
Në këtë fatkeqësi lajmi i mirë është se e tërë familja ka shpëtuar pa u dëmtuar.
Ngjarjet si kjo ndodhin dhe janë të dhimbshme e të cilat duhet t’i tejkalojmë së bashku duke qenë solidarë të afërt e dashur mes nesh. (Lajmi vijon poshtë reklamave👇)
Baca Brahim e as Agimi shoku jonë nuk duhet të ndihet i vetmuar, sepse edhe ata kur kemi pasë nevojë ndonjëherë për ta kanë qenë zemërgjerë.
Nuk duhet të mungojnë as mbështetje e institucioneve e as e qytetarëve. Mbështetje e çfardo forme e cila u jep forcë e kurajo për të marr veten.
Edhe ata që ndihmuan sot e treguan veten e ashtu duhet të veprojmë edhe ne të tjerët sipas mundësive.
Besimi në një Zot mbështetet tek thënia “Pas çdo vështirësie vjen lehtësimi”.