Policia jep detaje për djegien e objektit në Drenas (Foto)

DrenicaOnline.com pak më parë raportoi se një objekt i madh po digjet në qendër të Drenasit.

Rasti tani është konfirmuar për DrenicaOnline.com edhe nga zëdhënësja e policisë rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Shaban Shala në Drenas. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka deklaruar Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes ndodhen ende policia dhe zjarrfikësit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë