U mashtrua për vizë pune në Gjermani, Arif Berisha pagoi 500 euro por pas interesimit të KIKS-it i kthehen paratë (VIDEO)

27-vjeçari Arif Berisha ëndërronte të gjente punë në një nga shtetet evropiane.

Ai i rreket punës për të hulumtuar mundësitë dhe pas shumë përpjekjeve gjen një portë që mendonte që do t’ia siguronte një vend pune në shtetin gjerman.

Së bashku më disa shokë të tij, ai do të merrej vesh me një agjenci ndërmjetësuese të punësimit, “Aurora Center”, për çka edhe pagoi shumën prej 500 eurosh.

Ata i premtuan një vend pune në postën DHL.

Derisa koha po kalonte, në tetorin e vitit 2021, gjakovari do të ftohej në intervistë të cilën thotë që e bëri në gjuhën angleze, por që dyshimet e tij se mund të mashtrohet lindën për faktin se ai s’e pa asnjëherë njeriun që e intervistoi.

Arifi nuk arriti të kalonte intervistën, të paktën kështu i thanë agjentët e agjencisë “Aurora Center”, por i sugjeruan që t’i nënshtrohej sërish asaj.

Por meqë dhjetori po afronte e Arifi e dinte që do të ishte e pamundur të niste punën në këtë datë, kërkoi shkëputjen e kontratës qysh në dhjetor të 2021-shit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë