Arrestohet një person në Drenas, policia jep detaje

Është arrestuar një person në Drenas nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me armë në një aheng familjar.

Njësitet policore, te i dyshuari gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas, 36-fishekë, dhe 10-gëzhoja cal-9 mm, transmeton DrenicaOnline.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.  

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:00.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë