Zjarr në Kishnarekë, fermerit i digjën 600 duaj me sanë (Foto)

Sot rreth orës 15:00, në fshatin Kishnarekë të Drenasit është djegur një objekt i mbushur me ushqim të bagëtive, shkruan DrenicaOnline.

Si pasojë e zjarrit janë djegur 600 duaj me sanë dhe janë shënuar dëme tjera materiale.

Në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë ekipi i zjarrfikësve të Drenasit, policia dhe KEDS.

Zjarri është shuar dhe nuk është raportuar për të lënduar./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë